Nora Gjakova është eliminuar qysh në raundin e parë në garën që po mbahet në Rusi, pasi u mposht nga koreania Youjeong Kwonin.
Është kjo humbja e dytë e xhudistes tonë nga kjo garuese, pasi me të qe përballur dhe pati humbur edhe në botërorin e fundit në muajin gusht.
Në garë për medalje megjiatë mbetet Distria Krasniqi, që kaloi rrethin e parë duke mposhtur Reka Puppin të Hungarisë, ndërsa në xhiron tjetër do të përballet me rusin Natalia Kuziuntina.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.