Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga Grand Prix Upper Austria, që po mbahet në qytetin e Linzit.
Ajo u mposht në xhiron e dytë, nga kroatja, Karla Prodan.
Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Xhudistja kosovare në xhiron e parë fitoi ndaj italianes, Irene Caleo.
Pas eliminimit të Loriana Kukës, Kosova e mbyll pa medalje Grand Prixin e xhudos në Austri.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.