Miliarderi Elon Musk dhe Princi Andrew janë përmendur në dosjet e reja të publikuara nga Demokratët e Kongresit që lidhen me financierin dhe autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein.
Dosjet e dorëzuara Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve nga Pasuria e Jeffrey Epstein duket se tregojnë se Musk ishte ftuar në ishullin e Epstein në dhjetor 2014, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Veçmas, një fluturim nga New Jersey në Florida në maj të vitit 2000 përmend Princin Andrew mes pasagjerëve.
BBC thotë se ka dërguar pyetje te Musk dhe Princ Andrew, megjithëse të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.