Elona Shaqiri dhe Lirim Blanka, njëri prej çifteve më të komentuar të shoubizit shqiptar, janë bërë prindër për herë të parë.
Ata u bënë prindër të një vogëlushi, e që emrin që ia vunë ishte shumë i veçantë, transmeton Klankosova.tv.
Ayden quhet djali i Elonës dhe Lirimit, derisa përmes një postimi në Instagram, çifti u shpreh i lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit.
“Mirë se erdhe në këtë botë, Ayden! Më 26/10/2025, Zoti na bekoi me dhuratën më të çmuar djalin tonë të dashur. Zemrat tona janë më të plota se kurrë, të mbushura me lumturi dhe dashuri. Faleminderit Zotit për këtë mrekulli që na solli në jetë”, thuhet në postim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.