Elton John do të mungojë në festëne tij vjetore të Oscars, për herë të parë në 30 vjet.
Është zbuluar se artisti 74 vjeçar nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë festë sivjet, transmeton Klankosova.tv.
Elton do t'i mungojë festës së tij këtë vit pasi ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvendos nga data e zakonshme në shkurt, në 27 mars dhe ai tashmë ka një koncert të caktuar për atë datë.
“Elton është absolutisht i mërzitur që nuk mund të bëjë festën, por ishte krejtësisht jashtë duarve të tij”, tha një burim me The Sun.
Eltonit i është dashur të shtyjë disa herë turneun e tij Fareëell Yelloë Brick Road që kur nisi për herë të parë turneun në vitin 2018. Së fundmi, atij iu desh të shtynte disa koncerte muajt e fundit pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Të nominuarit për çmimet e ardhshme Oscar 2022 do të zbulohen të martën, më 8 shkurt.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.