Sir Elton John ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
Këngëtari legjendar, 74 vjeçar, është detyruar të anulojë dy koncerte në Dallas të Teksasit si pasojë e infektimit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se koncertet në Dallas duhet të shtyhen për shkak se Elton së fundmi doli pozitiv për COVID-19”, konfirmohet në deklaratën zyrtare.
“Për fat të mirë, Elton është plotësisht i vaksinuar dhe i përforcuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.