Nga kjo e enjte Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan do ta bartë emrin Mejdi Zejnullahu.
Me 17 vota pro, asnjë kudër e asnjë abstenim të Asamblesë Komunale, ka kaluar propozimi për emërimin e QKMF-së në Lipjan, me emrin e doktorit të ndjerë që vdiq në vitin 2013.
Propozimi për këtë emër ka ardhur nga punonjësit mjekësor të QMF-së Magurë, të cilët kanë iniciuar peticion për këtë çështje të cilin e kanë nënshkruar 174 punëtorë shëndetësorë të krejt Lipjanit.
Pas diskutimeve u hodh në votim ku 17 asamblistë të shumicës – LDK u miratua emërimi i QKMF-së me emrin e ri, derisa këshilltarët e opozitës lëshua sallën dhe nuk morën pjesë në votim.
https://www.youtube.com/watch?v=OrYYnswV2Dw&t=1s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.