Emigroi nga Kosova për në Brooklyn të SHBA-së që kur ishte vetëm 17 vjeç.
Kështu Besnik Sokoli prej atëherë ka punuar që ta realizojë ëndrrën e tij – pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, transmeton Klan Kosova.
Skitari është afër kësaj ëndrre falë gruas së tij Fluturës dhe fëmijëve të tij. Ai madje ushtron i vetëm, për pjerrtësisë. Familja e tij ka krijuar një faqe ‘Gofundme’ që atij të mund t’i ndihmojnë edhe të tjerët në realizimin e qëllimit jetësor.
Tash 36 vjeçari që nga Kosova kishte emigruar në vitin 1999, synon që të paraqitet në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=-hXD4764ORQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.