Modelja e famshme, Emily Ratajkowski duket se po e konfirmon orientimin e saj seksual për publikun.
Ratajkowski doli si biseksuale në TikTok, pasi ndau përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej ta pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”.
Ajo u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja, gjersa ishte ulur në një divan me ngjyra, mu si ai që kërkohej, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Emily, e cila ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, shtyu fansat të mbushnin seksionin e komenteve të postimit të saj me urime për “guximin” e treguar.
Pranimi i dukshëm i Emily për të qenë biseksuale vjen pasi të famshëm të ndryshëm, duke përfshirë Madonna dhe Shay Mitchell, u duk se pranuan se ishin pjesë e komunitetit LGBT+ në nder të ditës “National Coming Out Day” më 11 tetor.
Ngjarja vjen mes thashethemeve se ajo është në lidhje me Brad Pitt, 58 vjeç, pasi dyshja u raportua se po takoheshin.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.