Emily mori pjesë në një event të mbushur me njerëz të famshëm në Cipriani 25 Broadway.
Ngjarja ndodhi me rastin e bashkëpunimit të Naomi Campbell me PrettyLittleThing, ku edhe treguan disa pjesë nga gama e re.
Në këtë ngjarje, Emily, u kap e ulur në rreshtin e parë pranë pistës dhe duke pozuar për fotografët.
Modelja i ka kthyer flokët në ngjyrë kafe natyrale, pasi më parë i kishte të lyera të kuqe .
Ajo u shfaq me grim të plotë, duke përfshirë eyeliner të rëndë, me mollëza shumë të skuqura dhe buzë rozë me shkëlqim.
Aktorja me krenari tregoi hijet e saj trupore në këtë event, me një fustan të shkurtër të verdhë.

Fustani kishte një dekolte tepër të thellë, e cila i binte pothuajse te barku i saj.
Pëlhura e tejdukshme arrinte në mes të kofshës së Emily dhe ishte mjaft e tejdukshme për të treguar qartë të brendëshmet e saj të zeza me bel të lartë.
Emily e përfundoi dukjen e saj me taka të zeza me rripa, duke theksuar këmbët e saj të tonifikuara.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.