Ylli i repit, Eminem, i ka kërkuar kandidatit presidencial republikan, Vivek Ramaswamy, të ndalojë së përdoruri këngët e tij.
Reagimi vjen pas disa javësh pasi sipërmarrësi i bioteknologjisë dha një performancë të improvizuar të Lose Yourself në Panairin Shtetëror të lowa-s, transmeton klankosova.tv.
Eminem e bëri kërkesën përmes organizatës së të drejtave të performancës BMI në një letër të datës 23 gusht.
- Ramasëamy po konkurron për të rrëzuar Donald Trump si kandidati i supozuar republikan për vitin 2024.
Një zëdhënëse e zotit Ramasëamy tha se ai do të përmbushë kërkesën e Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III.
Letra thotë se kompania "mori'' një komunikim nga Eminem që kundërshtonte përdorimin e "kompozimeve muzikore" të tij nga republikani.
“BMI do të konsiderojë çdo performancë të veprave të Eminem nga fushata Vivek 2024 nga kjo datë e tutje si një shkelje materiale” të licencës së saj, shton ajo.
Duke iu referuar një lirike të Eminem, zëdhënësja e fushatës Tricia McLaughlin tha në një deklaratë për mediat amerikane: "Vivek sapo u ngjit në skenë dhe u lirua".
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.