Profesori Emin Emini deklaroi se lajmin për vdekjen e mikut të tij Haqif Mulliqi e mori vetëm pak orë pasi kishte qëndruar me tashmë të ndjerin në shtëpinë e tij.
“Ishte një lajm i pabesueshëm sepse gjatë paradites qëndruam bashkë. Më morri në telefon dhe më tha se nuk ndjehet mirë, pastaj shkova ta vizitoj, aty ishin edhe familjarët e tij. Ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, por në ndërkohë pas një ndihmese qe i bëri mjeku familjar, ai filloi të ndjehet mirë dhe patëm rastin të bisedojmë dhe të shkëmbejmë edhe biseda për teatrin edhe për dramën dhe për jetën e kështu me radhë”.
“Pastaj më njoftuan se profesori na la, iku nga kjo botë”, deklaroi Emini për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, duke shtuar se lajmi për vdekjen e mikut të tij Haqif Mulliqi është shumë i trishtë dhe shumë i rëndë jo vetëm për të, por beson edhe për gjithë komunitetin artistik jo vetëm në Kosovë por kudo.
https://www.youtube.com/watch?v=WjJKVnK7jx0
https://klankosova.tv/vdiq-gazetari-dhe-dramaturgu-haqif-mulliqi/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.