Kompania ajrore Emirates është bërë linja e parë ajrore që ofron sigurim falas Covid-19, teksa po mundohet të shtyjë njerëzit që të udhëtojnë sërish.
Pasagjerëve do t’u mbulohet trajtimi mjekësor, karantina në hotel dhe madje edhe funerali nëse infektohen me koronavirus derisa udhëtojnë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Njoftimi vjen pasi kompanit ajrore në të gjithë botën janë goditur fort nga masat për të trajtuar pandeminë.
Në fillim të këtij muaji kompania ka njoftuar për BBC-në se do të shkurtojë deri 9000 vende pune.
"Ne e dimë që njerëzit kanë dëshirë të fluturojnë ndërsa kufijtë nëpër botë gradualisht rihapen, por ata po kërkojnë fleksibilitet dhe garanci nëse diçka e paparashikuar do të ndodhë gjatë udhëtimit të tyre," tha kryetari i Emirates i Grupit Emirates Sheikh Ahmed bin Saeed Al Maktoum në një deklaratë.
Kompania ka thënë se oferta, e cila është e vlefshme për 31 ditë nga fillimi i udhëtimit të një pasagjeri, do të jetë në dispozicion menjëherë dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit.
Mbulimi është falas për të gjithë klientët pa marrë parasysh klasën e udhëtimit ose destinacionin dhe aplikohet automatikisht pa pasur nevojë të regjistrohet.
Kompania ajrore nga Dubai ka thënë se sigurimi do të mbulojë deri në 150 mijë euro shpenzime mjekësore.
Po ashtu do të paguajë koston e karantinës në hotel për deri dy javë me kosto nga 100 euro në ditë.
Në rast të vdekjes së pasagjerit nga COVID-19, sigurimi do të paguajë 1500 euro për kosto të funeralit.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.