Këshilltarët për punë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, qëndruan të premten në Prishtinë.
Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne shoqëruan emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin mbi dy orësh që e mbajtën me kryeministrin Albin Kurti.
“I kaluam më shumë se dy orë në bisedë me kryeministrin Albin Kurti duke diskutuar për dialogun dhe se si të sjellim dinamikë të re e për të çuar përpara procesin. Ishte një diskutim shumë i thellë dhe i rëndësishëm”, tha Lajçak pas takimit.
Emisari evropian s’dha detaje për bisedën, kurse Plotner dhe Bonne s’u deklaruan fare.
“Mendoj se ju e kuptoni se ne nuk mund të flasim për detaje, sepse të njëjtën bisedë do ta kemi me presidentin Vuçiq në Beograd, prandaj unë do të thosha që ne e përfunduam pjesën e parë të misionit tonë”, theksoi diplomati sllovak.
Derisa të dërguarit e Brukselit, Berlinit dhe Parisit u nisën për të kryer pjesën e dytë të misionit në shtetin fqinj verior të Kosovës, qeveria doli me njoftim.
Aty thuhet se Kurti u tha mysafirëve se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe se i njëjti ka qëllimin e ujdisë ligjërisht obliguese me njohje të ndërsjellë në qendër.
https://www.youtube.com/watch?v=-S8OafElMBY
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.