I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Jens Ploetner këshilltar për politikë të jashtme i kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Emmanuel Bonne, këshilltar po për diplomaci i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si dhe Franco Talo, këshilltar për diplomaci i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, të premten vizituan Kosovën dhe Serbinë.
Në Prishtinë, për më shumë se dy orë ata biseduan me kryeministrin Albin Kurti.
“Ky është një sinjal që ne jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Krejt këto fuqi janë prapa kësaj nisme”, tha emisari evropian për dialogun.
Në fakt krejt bisedimet po sipas Lajçakut, mes pesëshes diplomatike dhe Kurtit, u bazuan për planin e Bashkimit Evropian, për marrëveshje Kosovë-Serbi.
“I kaluam më shumë se dy orë në diskutim për të. Kjo ju tregon se takimi ishte I gjatë, jo I lehtë, po ishte shumë I sinqertë dhe i hapur. Është shumë herët të jepen deklarata dramatike, sepse ne jemi në mes të misionit tonë që do e vazhdojmë në Beograd”
“Sidoqoftë dua të them se ne kemi pritur një kuptim më të mirë për mundësitë që ky propozim I ofron. Shpresoj se do arrijmë aty, pra që propozimi të kuptohet plotësisht si dhe shfrytëzimi i tij I plotë. Ne do vazhdojmë të punojmë në këtë.”theksoi diplomati sllovak.
Për takimin mes kryeministrit dhe emisarëve euro-amerikan, qeveria njoftoi vonë pasdite me anë të një komunikate.
“Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gushtit 2022 në Bruksel. Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.”, njoftoi mes tjerash komunikata e ekzekutivit.
https://www.youtube.com/watch?v=BXgv-S_0nDU
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.