Me mesazhin prekës që Fjolla ia dërgoi nënës, përfundoi sonte spektakli i Big Brother VIP Kosova 4.
Edhe ky Prime ishte i zjarrtë, me shumë debate, diskutime, por edhe momente të bukura.
Sasa u largua nga shtëpia, ndërsa nominimi vazhdon për të premten.
https://youtu.be/bNKiEKHBavY?si=TOBBc4Vpe1w12JI2
https://youtu.be/tHZpclCo710?si=YkQbm0XKfTWI8Syj
00:58 Emocionuese, reagimi i Elijonës kur pa familjarët e saj
Në vazhdën e letrave që familjarët e banorëve të BBVIP i kanë lexuar për Vitin e Ri, ka qenë edhe ajo e Elijonës për të atin.
Ai ka lexuar mesazhin e ngrohtë që ua ka dërguar ajo duke sjellë emocione në ekranet e BBVIP.
“Shpresoj që janë krenarë”, tha Eljona pasi pa klipin e babait, vëllait dhe gjyshes.
https://www.youtube.com/watch?v=W7y0BQ8juL8
00:51 Deklarata që Alba e bëri për vajzën e Toneyt, e bëri të qajë me dënesë atë
Gjatë një diskutimi, Alba ka përmendur vajzat e Toneyt.
Ky i fundit u prek se pse u përfshinë në diskutim vajzat e tij.
Alba kishte kërkuar nga Toney ta shpjegonte se si "e pranon dhunën në raport me vajzat" kur një gjë e tillë mund t'u ndodhte vajzave të tij.
Opinionisti Valdrin Sahiti mbrojti Albën duke thënë se ajo ka marrë vetëm shembull vajzat e Toneyt, dhe nuk i ka sulmuar ato.
https://www.youtube.com/watch?v=TjApx5IcdfY
00:45 Alba i jep fund "romancës" me Ludon: Vazhdo me Hygertën, nuk me duhesh më!
Alba ia tha Ludos: Nuk më duhesh më!
Ky reagim erdhi pas afrimit të këtij të fundit me banoren tjetër, Hygertë.
A po “merr fund romanca” Ludo-Alba ende pa nisur?
https://www.youtube.com/watch?v=xAaLmmK0ArA
00:35 Alba shfaq xhelozi haptazi ndaj Ludos: Shikonte vajzat tjera, jo mua në festën e Vitit të Ri
Në PRIME u diskutua raporti midis Albës dhe Ludos.
Të dy mohuan se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, në disa raste dukej sikur Alba tregonte xhelozi për Ludon.
Kjo kishte të bënte me “vëmendjen që ai ua jepte vajzave të tjera”.
https://www.youtube.com/watch?v=dWyMWJv-4J0
00:26 E puthi Ludon, Alba flet deri në cilën pikë ka shkuar raporti me të (VIDEO)
Një puthje në faqe mes Albës dhe Ludos u bë temë diskutimi në PRIME.
Këtë gjë e ka adresuar Alba gjatë PRIME-t duke thënë se ata i bën bashkë loja.
Edhe Ludo ka thënë se nuk ka interes romantik në të.
https://www.youtube.com/watch?v=f12di68L-JQ
23:57 - Bia qan me dënesë pasi surprizohet nga baba i saj (VIDEO)
Bia Khalifa ka marrë një surprizë të fortë këtë PRIME.
Ajo ka pranuar një mesazh nga babai dhe vëllezërit e saj pas rrëfimit të prekshëm që bëri.
Kjo befasi erdhi edhe më e fuqishme pas raportit të vështirë që ajo ka pasur me të atin ndër vite.
https://youtu.be/eeTehvsAYGw
23:49 - U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babanë (VIDEO)
Bia ka deklaruar se e ka falur babanë e saj, përkundër që ai kishte qenë i dhunshëm me të, kur ajo kishte qenë edhe bebe.
“E kam falur, por nuk e kuptoj pse ai kurrë s’më ka kërkuar”, tha Bia.
“Edhe unë do të doja të dija pse ai i ka bërë gjithë këto gjëra, por nuk e di. Unë e dua shumë babanë, edhe pse i ka bë të gjitha ato gjëra. Isha shumë e vogël”, vijoi ajo.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/8GgOA4OVH7M
23:31 - U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, rrëfimi prekës i Bia Khalifes (VIDEO)
Banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Bia Khalifa, ka rrëfyer linjen e saj të jetës.
Ajo rrëfeu se babai i saj kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe vëllait të saj.
Derisa foli për herë të parë se kishte filluar të merrej me “OnlyFans” kur ishte 17 vjeçe.
https://youtu.be/3xFe0hghWaE
“Unë vijë nga një familje tradicionale rumune. Jeta ishte e vështirë nga fillimi. Babi me mamin ishin bashkë vetëm derisa mami tha “stop”, sepse babi ishte agresiv me mamin. Shkuam në Itali. Babi na rrihte shumë, mua dhe vëllain. Ai ishte i dhunshëm edhe kur unë isha bebe. Babai im na vendoste pirunj në duart e tona. Në një verë na la te nëna, dhe vëllai im qëndroi, babi erdhi të më merrte. Ai më ndau mua dhe vëllain”.
https://youtu.be/bH_gOY4Euuc
“U larguam pastaj në Mallorca, isha 15 kur e lashë Mallorcen, shkova në Rumani. E zbulova OnlyFans,kur isha 17 vjeç. Pata shumë sukses në një kohë të shkurtër, dhe shumë para, dhe wow. Maksimumi në një muaj ishte 35 mijë dollarë. Ma ndërroi jetën përgjithmonë. Është një platformë. Nuk i bie pishman”.
https://youtu.be/e9-bk2UMtMQ
Ajo rrëfeu edhe ndarjen me nënën dhe mostakimin me të kur ajo pati vetëm edhe 24 orë jetë.
https://youtu.be/bRgieziQ1SU
Bia tha se është krenare me veten, dhe shtoi se “është pikëlluese për të, pasi askush nuk e pret jashtë shtëpisë së BBVK”.
https://youtu.be/y1qDjSDnCCg
23:19 - “Mos u ngut shumë se mundesh me u ngulë” – Edi ia tërheq vërejtjen Londrimit për Klodin (VIDEO)
Në PRIME u diskutua për një krisje në shoqërinë Klodi – Londrim.
Në diskutim u përfshi edhe Edi i cili i tha këtij të fundit të ketë kujdes nga Klodi.
Në përgjithësi, ekzistonte mendimi se distancimi ka nisur nga Klodi.
https://youtu.be/o3BKpHxa7lI
11:00 - Emocione të shumta në Prime, familjarët lexojnë letrat e banorëve për Vit të Ri (VIDEO)
Me lot në sy, nëna e Edit e ka lexuar letrën që ky i fundit ia dërgoi familjes së tij me rastin e festës së Vitit të Ri.
Prindërit ia bënë me dije Edit se e duan shumë.
“Po iu shkruaj këtë letër me mall që nuk di me shpjegu, sepse zakonisht në këtë kohë jemi bashkë. Urime Viti i Ri, dashuritë e mia”, shkruhej në letrën e Edit, drejtuar familjes.
“Ju uroj shëndet, mbi të gjitha qetësi në shpirt. Ju falënderoj për forcën, edukatën dhe burrninë”, vijon tutje letra e Edit.
Londrimi është emocionuar, kur e pa motrën e tij ta lexojë letrën që e shkroi për festën e Vitit të Ri.
“Jam t’u luftu çdo ditë për atë që kam ardhur këtu. Ka momente kur jam shumë i lumtur, e ka momente kur mërzitem. Jam rrit prej jush, dhe prej jush e kam mësuar forcën”,
“jeni forca ime”, shkruhej tutje në letrën e Londrimit.
Derisa motra i tha se e do shumë, duke shtuar se “ti je i destinuar të shkëlqesh”.
Ndiqni videot:
https://youtu.be/6GyHIFNEeJg
https://youtu.be/lPQbD_qiVuQ
22:29 - “Gratë janë bërë si burrat, e ata…” – Olta Gixhari flet për situatën në shtëpi (VIDEO)
Opinionistët dhe banoret po ankohen për “sjelljet” e djemve të shtëpisë.
Madje, Olta Gixhari tha se “janë ndërruar rolet” në shtëpi, për çfarë u kritikua nga Dini.
Ndërkaq, Sasa mbështeti Oltën duke vajtuar gjendjen e djemve në BBVIP.
Ndiqni pamjet:
https://youtu.be/gelK3ZF8rVg
https://youtu.be/7bGEg26TL-g
22:15 - “Mjeshtër i flirtimit” – Olta Gixhari, komenton situatën e Klodit me Elijonën
Olta i ka reaguar Klodit lidhur me situatën me Elijonën.
“Si mjeshtër i flirtimit që është, ka marrë përvojën në spektaklin në Itali. Kam përshtypjen se ai do që të jetë i keqkuptuar. Sepse kjo është mënyra e lojës”, tha Gixhari, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë, Klodi gjatë debatit me opinionistët tha se nuk ka simpati për Elijonën, dhe ka një histori të hapur jashtë.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/c3s-m7iKN2g
22:12 - Klodi për Elijonen: E kam mbrojtur nga fillimi, sepse ishte si fëmijë (VIDEO)
Klodi dhe Elijona po përfliten për një pëlqim për njëri-tjetrin.
Madje, në PRIME ka dalë edhe një klip mes dyshes që ka ngritur pikëpyetje.
Mirëpo Klodi pohoi se i është afruar Elijonës pasi “e ka parë si fëmijë”.
https://youtu.be/f8vunM8ZOHY
"Kam diçka jashtë" - Klodi flet për hapur për lidhjen që e ka jashtë shtëpisë
Situata mes Elijonës dhe Klodit, ka qenë temë diskutimi në Prime-in e sotëm të BBVK.
Ndonëse Elijona tha se ka simpati për Klodin, ky i fundit tha se nuk ka ardhur këtu për lidhje.
Ai theksoi se e ka dikë jashtë.
https://youtu.be/AQyyDUo3f6c
22:01 - Elijona: Kam simpati për Klodin (VIDEO)
Pasi është shfaqur klipi me momentet e afërta, Elijona ka deklaruar se ka simpati ndaj Klodit.
“Kam simpati, s’po e mohoj është djalë i mirë. Të mirat s’muj me ia hup”, tha Elijona.
Ndërkohë, Klodi tha se që nga fillimi i ka qëndruar Elijonës afër.
“Është vajzë e mirë. Imazhet kanë ndodh sepse ishte duke e ndje vetën keq, dhe unë i kam nejtë afër”, tha Klodi.
Klodi pranoi se ka një situatë të hapur jashtë, dhe brenda BBVK nuk është për lidhje.
https://youtu.be/5eOzvxwDESc
21:30 - “Eca në shtëpi, boll mo”, Fjolla e përlotur në dhomën e rrëfimeve (VIDEO)
Fjolla ka reaguar ashpër në debatin që pati me Benitën, derisa në një moment kërkoi edhe të dal nga shtëpia e BBVK.
“Dini vëlla, a të shkoj të shpia, po shkoj”, tha Fjolla e cila u nis për tek dhoma e rrëfimeve.
Në dhomën e rrëfimeve, Fjolla tha se është person i ndjeshëm dhe se këto ditë ishte e rënduar nga loja.
“Jo presionin, po mënyrën se si janë t’u e bë lojën mes vete. Unë jam tip emocion, kam emocione jam mie shpirt të madh edhe të ndishëm”, tha ajo mes lotësh.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/xro6WwtE42o
21:20 - Sasa largohet nga shtëpia sonte! (VIDEO)
Sasa do të largohet sot nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Sidoqoftë, televotimi i hapur për shtatë banorët mbetet i tillë.
https://youtu.be/87XS_Soverc
21:16 - Valdrin Sahiti kthehet në rolin e opinonistit në Big Brother VIP Kosova
Valdrin Sahiti është rikthyer në rolin e opinionistit në BBVK.
Ai është shprehur i lumtur për ngrohtësinë, që siç u shpreh ai, publiku ia ka dhënë.
“Jam shumë i lumtur edhe ju përgëzoj për shikueshmërinë, dhe i uroj të gjithëve festat”, tha Sahiti.
“Uroj që shqiptarët të merren në 2026 që sa më pak të merren me drama të kota, e sa më shumë të merren me thënien e të vërtetës”, vijoi ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/RVJV4PdLXco
Nis Prime i parë i këtij viti në BBVK
Në Big Brother VIP Kosova, ka nisur Prime i 14-të me radhë, apo i pari për këtë vit.
Në këtë shou pritet të ketë shumë surpriza.
Shtatë banorë janë në nominim – se cili do të dalë, mbetet të shihet se për këtë kanë vendosur televotuesit.
https://youtu.be/pzxNYPleFm4●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.