Për Emra Brah nuk është folur aspak kur bëhet fjalë për dashurinë e jetën personale.
Këngëtari në media e në publik ka rënë vetëm me muzikë e me aftësinë e tij tejet artistike e të veçantë në paraqitje.
Nuk ka dalë madje as nëpër intervista. Si duket më shumë se gjithçka tjetër i pëlqen të këndojë.
Por së fundi në redaksinë e Prive Klan Kosova ka arritur një foto ku Emra shfaqet tejet afër një vajze, dhe aludimet shtroheshin mbi një lidhje romatike të mundshme të artistit.
Ky doli të jetë alarm i rrejshëm, sepse Prive Klan Kosova kontakoi dikë nga ekipi i tij për të parë se çfarë fshihet prapa asaj foto.
Prive Klan Kosova mësoi se Emrah ka qenë në xhirime të një projekti të ri që do e sjellë së shpejti.
Përndryshe, burime të Prive Klan Ksoova kanë bërë të ditur se vera 2025 për këngëtarin është tejet e zënë, dhe se ka shumë artist që po pretendojnë të bashkëpunojnë me të, duke u bazuar në popullaritetin e tij aktual gjithandej nëpër rrjete sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=2c6uRrZ7vzU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.