Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Përmes një postimi, Endriti thotë se Rama feston datëlindjen në një ditë me pavarësinë e ShBA-së, duke e ashtuquajtur po ashtu si mikun më besnikë të babait të tij, transmeton Klankosova.tv.
“Në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së feston ditëlindjen miku më lojal i babit dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.