Këtë herë në Kultora mysafir ka ardhur Halil Ibrahimi, entomologu që ndër vite ka zbuluar disa insekte të reja në Kosovë.
Këtu qëndron edhe rëndësia e punës së tij, pasi që mundin e një vendi modest si Kosova po e vë në katalogun botëror të zbulimeve shkencore që është i pasuruar përgjatë mijëra vitesh.
Ai së fundi zbuloi insektin ujor të cilit ia la emrin tinodes lumbardhi në nderim të zonës në të cilën e hasi, e që është edhe një thirrje për ruajtjen e biodiversitetit në Kosovë.
Puna e Ibrahimit ka edhe rëndësi morale pasi që promovon dhe rrit ndërgjegjen për ruajtjen e natyrës ku gjallojnë edhe të tjerët përpos njerëzve.
https://www.youtube.com/watch?v=KlmKzYdYL6A&t=655s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.