Për çdo ditë, kulla e Jasharëve pranon vizitorë të shumtë.
Por numri i atyre që ia mësyjnë Prekazit historik, rritet shumë kur ka festa kombëtare, teksa kulmon në periudhën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vendin ku u vunë gurthemelet e çlirimit të Kosovës, edhe sivjet kanë 'zbarkuar' mijëra njerëz të të gjitha moshave, njofton Klankosova.tv.
Fëmijë të veshur me uniforma të UÇK-së, të tjerë që ia thonë vargjeve të poezive dhe këngëve për komandantin legjendar dhe familjen e tij, u panë plot.
Dikush tjetër mblodhi emrat e 1,432 fëmijëve martirë, duke i vendosur në një punim artistik.
Ky vend i shenjtë i qëndresës kombëtare, këtë 6 mars i bëri bashkë edhe dy shokë nga Hani i Elezit, të cilët me distancë kilometrike që nga paslufta janë goxha larg, njëri në Kosovë e tjetri në Austri.
Të organizuar s'do diskutim që janë edhe shumë bashkëluftëtarë nga trevat e ndryshme, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e diaspora.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Bungu, tregon edhe mesazhin që familja e Jasharëve u la brezave.
"Komandanti legjendar, Adem Jashari, ka lënë mesazh të qartë që për atdheun duhet të shkrihet edhe familja, e jo atdheu për familjen", tha Bungu për Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetares, Amantina Hasani!
https://www.youtube.com/watch?v=C5AZQu9rpg4
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.