Mbrëmjen e së hënës një granatë dore M75 e prodhimit serb u hodh drejt objektit komunal të Mitrovicës së Veriut.
Por, ajo nuk e frikësoi kryetarin Erden Atiq, të cilit ky objekt komunal i është bërë si shtëpi, pasi aty po qëndron nga 19 maji.
Kështu të paktën tha në reagimin e tij ku kërkoi që sulmi ndaj objektit komunal që u bë me granatë dore, të trajtohet me urgjencë nga organet e drejtësisë.
E ndonëse thanë që po merren me këtë punë, policia ende nuk e ka arrestuar askënd për veprën që u cilësua "sulm terrorist".
Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjes që i dëmtoi dy vetura të policisë, këta të martën zunë vend para derës së komunës bashkë edhe me karabinierët italianë.
Ndërkohë një sulm kundër objekteve të Republikës së Kosovës e edhe qytetarëve në veri të vendit e parandaluan institucionet kosovare ditë më parë të cilat kapën arsenal armësh në një veturë me targa serbe në Zveçan.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=-doiHy905NE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.