Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij në postin e kryekuvendarit.
Basha u zgjodh në seancën e katërt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Klankosova.tv.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.