Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se qeveria e tij do të ndihmojë në monitorimin e zbatimit të armëpushimit në Gaza.
Gjatë një fjalimi në Ankara, ai theksoi se Turqia do të kontribuojë gjithashtu në rindërtimin e Gazës.
"Me vullnetin e Zotit, ne si Turqi do të marrim pjesë në forcën e misionit që do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes në terren", tha Erdogan.
Një zyrtar i Hamasit tha më parë se ndërmjetësit e marrëveshjes - të cilët përfshijnë Katarin, Egjiptin dhe ShBA-në së bashku me Turqinë - kishin rënë dakord të jepnin garanci për të parandaluar shkeljet e marrëveshjes, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.