Kryetari i Tiranës, Erion Velijaj, u nderua me titullin “Qytetar nderi” i Prizrenit.
Pikërisht në ditën kur Kosova mbushi 15 vjet, kryetari Shaqir Totaj, vendosi që Velijajt t’ia japë këtë epitet.
I pari i Tiranës tha se ndihet i nderuar me mirënjohjen që iu dha derisa uroi Kosovën për 15-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se atë e pret një rrugë e gjatë diplomatike.
Në seancën solemne të së premtës, ku u bë ceremonia e ndarjes së këtij çmimi, u shfaq edhe një program artistik, derisa para kësaj, Totaj e Velijaj, ishin për nderime në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=qF4kqDW1fWU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.