Ernest Merdanaj shpallet Kampion Europe në peshën 55 kilogramë.
Taekwondoja shqiptare arrin një rezultat të shkëlqyer “Multi Europian Game G2” , eveniment ky që është zhvilluar në Sofie të Bullgarisë.
Merdanaj mundi të fitonte medaljen e artë, pas takimeve me kundërshtarë spanjollë e francezë, të cilët renditen në top 3-shen e listës botërore.
Merita i shkon sportistit, por edhe trajneres së tij që është edhe drejtuese e ekipit Kombëtar të FSHT-së, Arjola Kasaj, shkruan Komiteti Olimpik i Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është medalja e tretë në harkun e dy muajve për sportistin e ri të talentuar, pas triumfeve në “Belgium Open G2” dhe “Swedish Open G2”.
Ernest Merdanaj vazhdon përgatitjet për Kampionatin Botëror të muajit gusht nga ku shpreson të kthehet me rezultat.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.