Solli shumë emocione së bashku me lojën e shqipeve, Bad News Eagles, një zë kumbues i cili interpretoi lojën me përsosmëri! Por, a dini fytyrën e personit prapa këtij zëri?
Në studio të emisionit të mëngjesit në ORa 7, ishte Ernest Xhoci, po ai, të cili po ia dëgjoni zërin për çdo lojë.
Në intervistë kuptoni më shumë për eksperiencën e komentuesit të BNE-së në lojë, dhe po ashtu më shumë detaje rreth lojërave të luajtura nga ta, e të komentuara nga ‘Xhoci”, i cili inkurajoi të gjithë që të japin përkrahje të madhe përfaqësuesve nga Kosova.
Për më shumë, ndiqeni videon poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=R5c4qEBW17Y
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.