Boksieri nga Gjilani, Erzen Rrustemi, vetëm pas pesë vjetësh si boksier profesionist ka arritur të shpallet kamion bote në WBF, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë për Klanin se ndjehet shumë krenar që ia sjelli Kosovës titullin e parë në WBF.
“Jam shumë krenar për këtë titull që e kam fituar dhe shqiptarët më kanë obliguar që të punojë edhe më shumë”.
Me sukseset e gjilanasit po krenohet edhe kryetari i komunes, Lutfi Haziri.
Madje Haziri e ka krahasuar Rrustemin me një legjendë të boksit botëror.
“Erzeni është Evander Holyfield shqiptar”, ka thënë Haziri.
“Ne i mbështesim sportistët dhe titulli i Erzenit është titulli më I lartë që e ka Gjilani. Presim edhe tituj të tjerë në të ardhmen”, ka deklaruar Haziri për Klan Kosovën.
Rrustemi për titull kampioni e mposhti argjentinasin Ricardo Humberto “El Tigre” Ramirez.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.