Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, ka prekur të gjithë banorët me rrëfimin për një familjar të tij në sfidën ‘Ngjyrat e jetës time’.
Ai tregoi se djali i axhës së tij ka kaluar sëmundjen e kancerit si 18 vjeçar dhe si shkak i sëmundjeve të tjera është i palëvizshëm dhe se frika e tij më e madhe është humbja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Leo, mes lotësh, u shpreh se ai i ka dhënë shumë motiv për t’u futur në Big Brother dhe se i njëjti shpeshherë i bie ndërmend në izolim.
Banorët e shtëpisë e përshëndetën me duartrokitje, Robertin, duke i thënë se duhet të vazhdojë e të qëndrojë i fortë.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=W7ngsuXm3hY
https://www.youtube.com/watch?v=o6XaejzXsrY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.