I ftuar këtë diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, për të diskutuar mbi mbrojtjen dhe trashëgiminë kulurore të vendit, etnologu nga Muzeu Etnologjik, Ilir Sopjani tha se dukuria e mosvizitave të monumenteve kulturore nga vendasit është e shprehur në gjithë botën, ngase siç tha ai “atë që e kemi afër nuk e vlerësojmë”.
"Duhet të jetë krahas lëndëve mësimore, më tepër nga shkollat, kemi aktivitete të ndryshme të cilat lidhen me muzeun, ngaze muzeu është vendi ku ruhet trashëgimia kulturore".
"Vizitat nga institucionet shkollore nuk i hasim, janë të zakonshme vetëm përgjatë festave, ndërkaq muzeu është i hapur çdo ditë, përveç të hënës, është pa pagesë edhe mundësi të vijnë çdo ditë, jo vetëm fëmijët dhe shkollat, por secili qytetar, nëse dëshirojnë t'i shohin objektet e shekullit XVll, që ende i kemi në qytetin e Prishtinës dhe që duhet të vlerësohen nga të gjithë", u shpreh ai.
Sipas Sopjanit që nga hapja e Muzeut Etnologjik të Kosovës më 11 shtator të vitit 2006, këtë muze e vizitojnë më së shumti turistë të huaj krahas atyre vendorë.
https://www.youtube.com/watch?v=1i-O7tfrp9o
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.