Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, e ka vlerësuar vitin 2019 si vit historik për hendbollin kosovar.
Si nikoqir i ceremonisë së shpalljes së më të mirëve, presidenti Saraçini ka përshëndetur të pranishmit, përfaqësuesin e Qeverisë, Erolld Belegun, presidentin e KOK-ut, Besim Hasanin, udhëheqësit tjerë të KOK-ut dhe të federatave sportive, që ishin të pranishëm, transmeton Klan Kosova.
"Sot po shpallim më të mirët e vitit 2019, vit që ne dëshirojmë ta quajmë historik për Federatën e Hendbollit të Kosovës. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku. Kemi shkelur territore të reja, kemi vazhduar të shquhemi me seriozitet, angazhim e punë shembullore. Kemi marrë lëvdata të asociacioneve ndërkombëtare për organizimet që kemi bërë dhe kemi rritur ndjeshëm profilin e sportit tonë me sukseset që kemi arritur”.
“Organizimi dhe suksesi në IHF Trophy Intercontinental, fitorja me Izraelin, barazimi me shije të fitores me Poloninë, paraqitja e denjë me Gjermaninë, organizimi i shkëlqyeshëm dhe ndeshjet superiore në finale të Kupës, pjesëmarrja në kampionate evropiane me vajza të reja, paraqitjet e mira të hendbollisteve në turneun në Turqi, janë disa prej aktiviteteve që për ne janë arsye e mburrjes. Megjithatë, është pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për juniorë në Spanjë që 2019-tën e bënë vit të jashtëzakonshëm”.
“Për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në të gjitha sportet, në të gjitha konkurrencat, garoi i barabartë me vendet tjera. Kështu i kemi ndihmuar shtetit për promovim në botë dhe i kemi bërë nder vetes dhe gjithë hendbollistëve".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.