Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, ka mbajtur të mërkurën një takim me shefin e EULEX-it, Nathias Zander, për çështjen e pagave të punëtorëve të sigurimit fizik e atyre teknik, që shërbejnë në kuadër të këtij misioni, e që janë nën menaxhim të dy kompanive private.
Klani mëson se këta punëtorë, paguhen nga 130 deri në 170 euro, derisa për një orë shtesë paguhen edhe nga 1 euro e 30 centë.
Azemi tha se mori premtim nga Zander që do të thirren pronarët e dy kompanive dhe të shikohen mundësitë për rritje page.
https://www.youtube.com/watch?v=2erOq4UT4RQ
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.