Eva Mendes duket se ka konfirmuar pa vetëdije se ajo është martuar fshehurazi me partnerin e saj prej 11 vjetësh, Ryan Gosling.
48 vjeçarja u shfaq në emisionin “Today” të Channel Nine të premten për të diskutuar punën e saj bamirëse në Australi, ndërsa partneri i saj filmon filmin e tij të fundit “The Fall Guy”.
Gjatë intervistës, Eva iu referua Ryan, 42, si 'burri' i saj.
“Të gjithë janë kaq të mirëpritur këtu dhe burri im Ryan është këtu, ne po kalojmë kohën më të mirë”, tha ajo.
Kjo ka bërë që fansat menjëherë të mendojnë se ajo tashmë është një grua e martuar dhe këtë e ka mbajtur fshehur.
Ata janë në lidhje që nga viti 2011 dhe kanë dy vajza, Esmeralda tetëvjeçare dhe Amada gjashtë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.