Civilët dhe luftëtarët rebelë, kanë filluar të largohen nga qyteti sirian i Darayaa’s, pasi një marrëveshje për t’i dhënë fund rrethimit katër vjeçar të qeverisë, është arritur.
Autobusët e parë lanë larguar nga qytetin që ndodhet në afërsi të Damaskut, të shoqëruar nga Ambulancat dhe automjetet e Kryqit të Kuq.
Ushtria siriane kishte rrethuar Darayyan në vitin 2012, dhe vetëm një herë janë dërguar ndihma në atë vend.
Autobusi i parë që është larguar nga qyteti, kishte më shumë fëmijë, gra dhe njerëz të moshuar, raporton agjencia e lajmeve Associated Press, transmeton Klan Kosova.
Rreth 700 njerëz të armatosur dhe 4000 civilë janë evakuuar nga qyteti si pjesë e marrëveshjes.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.