Udhëheqësit evropianë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e saj. Deklarata vjen ndërsa Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe këshilltari i tij kryesor Stephen Miller kanë rihapur çështjen e marrjes nën kontroll të territorit të Arktikut nga SHBA-të ditët e fundit.Deklarata vjen pasi Trump tha në intervista se Shtetet e Bashkuara "kanë nevojë për Groenlandën", ndërsa Miller deklaroi se Groenlanda "duhet të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara" dhe pohoi se "askush nuk do të shkojë në luftë me Amerikën për të ardhmen e Groenlandës", gjë që shkaktoi reagime të forta në Evropë.Deklarata e përbashkët e sotme u nënshkrua nga presidenti francez., Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministrja daneze Mette Fredriksen.Deklarata e përbashkët u nënshkrua, ndër të tjerë, nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer.
Deklaratë e përbashkët nga udhëheqësit evropianë
"Siguria e Arktikut mbetet një përparësi kyçe për Evropën dhe është me rëndësi thelbësore për sigurinë ndërkombëtare dhe transatlantike. NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një përparësi dhe se aleatët evropianë po shtojnë përpjekjet e tyre."Ne dhe shumë aleatë të tjerë kemi rritur praninë, aktivitetet dhe investimet tona për ta mbajtur Arktikun të sigurt dhe për të penguar kundërshtarët. Mbretëria e Danimarkës - përfshirë Groenlandën - është pjesë e NATO-s.Prandaj, siguria në Arktik duhet të sigurohet bashkërisht, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke respektuar parimet e Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve.Këto janë parime universale dhe ne nuk do të ndalemi së mbrojturi ato. Shtetet e Bashkuara janë një partner kyç në këtë përpjekje, si aleat i NATO-s dhe nëpërmjet traktatit të mbrojtjes të vitit 1951 midis Mbretërisë së Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara."Grenlanda i përket popullit të saj. Vetëm Danimarka dhe Grenlanda kanë të drejtë të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Grenlandën", thuhet në deklaratën e përbashkët. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.