Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në pistën italiane të Monzës. Piloti i Mercedesit ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke lënë pas pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.
Në vend të katërt u pozicionua piloti tjetër i Mercedesit, Nico Rosberg.
Në vend të pestë dhe të gjashtë u renditën pilotët e Williams: Felipe Massa dhe Valteri Bottas, shkruan TopChannel.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.