Lewis Hamilton vazhdon të rrisë diferencën e pikëve me Nico Rosberg në krye të klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Botërorin e Formulës 1.
Me fitoren e arritur në Belgjikë, britaniku i Mercedesit e sheh veten 28 pikë para shokut të tij të skuadrës dhe Niki Lauda mendon se është e pamundur që Hamilton ta humbasë këtë titull.
“Për momentin, nuk duket e mundur ta mundësh Hamiltonin. Në Belgjikë tregoi një nivel të jashtëzakonshëm në provat zyrtare dhe në garë. Është i pathyeshëm”, tha tre herë kampioni i Formulës 1 për BBC, shkruan Topchannel.
Lauda mendon se Rosberg mund ta fitojë kampionatin vetëm nëse Hamilton gabon vetë: “Hamilton ka treguar se nëse nuk gabon në garat e ardhshme, do të jetë e vështirë për Nicon”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.