Gjithçka ndodhi në xhiron e 64-t pas incidentit Max Verstappen- Grosjean. Makina e sigurisë futet në pistë ndërkohë që Hamilton, i cili kryesonte garën deri në ato momente dhe nuk pati asnjë problem me makinën thirret nga drejtuesit e skuadrës në “pit stop” për të ndërruar gomat.
Por vonesa në bokse i kushtoi britanikut, i cili nuk arriti dot më pozicionin e mëparshëm duke mbetur pas Rosberg dhe Vettel dhe duke e mbyllur garën në vendin e tretë.
Për Nico Rosberg kjo është fitorja e tretë radhazi në pistën e Monakos dhe futet në listën e 5 pilotëve që e kanë fituar më shumë këtë garë.
Me triumfin në principatë, Nico Rosberg e çon në 10 diferencën me kryesuesin Lewis Hamilton, i cili pavarësisht se është në një skuadër me të, ka treguar se është një nga rivalët e tij më të fortë këtë sezon.
Në renditjen e konstruktorëve vazhdon dominimi i “Mercedes”, skuadër e cila ngjitet në kuotën e 242 pikëve, 84 pikë më shumë se “Ferrari” i vendit të dytë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.