Piloti i Mercedesit, i cili e sheh veten vetëm 10 pikë larg kryesuesit të renditjes dhe shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, pranoi se pati shumë fat në garën e Monakos.
“Jam i lumtur për fitoren, por i vetëdijshëm që pata shumë fat. Lewis e meritonte fitoren, pasi garoi në mënyrë të shkëlqyer, por duhen pranuar edhe gabimet. Nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht”, tha piloti gjerman.
Rosberg shtoi: “Do ta shijoj këtë fitore, por në të njëjtën kohë duhet të punoj shumë, pasi Lewis ishte më i shpejtë se unë gjatë gjithë fundjavës”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.