Piloti gjerman bëri këtë bilanc për fazën e parë të këtij sezoni: “Gjysma e parë ishte fenomenale nëse e krahasojmë me vitin e kaluar. Makina është shumë më e mirë dhe pjesëtarët e skuadrës kanë një moral të lartë. Po përmirësohemi ditë pas dite”.
Vettel shtoi: “Projekti i Ferrarit është premtues dhe kam besim tek e ardhmja. Mendoj se Ferrari ka bërë hapa të mëdha përpara, më shumë sesa ekipet e tjera. Nuk e di pse na kritikojnë kaq shumë. Jemi të kënaqur dhe krenarë për atë që kemi arritur të bëjmë deri tani”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.