Kështu thonë autoritetet belge të Mbikëqyrjes së Privatësisë. “Facebook nuk dëshiron të na thotë se si i përdor këto të dhëna”, thonë autoritetet. Përveç kësaj, ata u bëjnë thirrje përdoruesve të internetit të instalojnë një program që të pengojë sitin t'i gjurmojë, edhe nëse e përdorin apo jo Facebook.
Qeveria belge është duke punuar me homologë të saj në të gjithë Europën për të gjetur më shumë të dhëna rreth rregullave të privatësisë në këtë faqe.
‘Ngritja e zërit’ nga rregullatorët belgë, të cilët nuk kanë autoritetin e vendosjes së gjobave, nxjerr në pah gatishmërinë në rritje të Bllokut prej 28 anëtarësh të sigurohet se kompania teknologjike amerikane ui përmbahet ligjeve të Europës. “Facebook shkel mbi ligjet europiane dhe belge të privatësisë”, tha të premten në një deklaratë Komisioni, pasi analizoi ndryshimet që kompania u ka bërë rrregullave të privatësisë, në muajin janar.
Facebook është në mes të akuzave nga Europa lidhur me mënyrën se si i përdor të dhënat që mbledh. Më parë, rrjeti social përdorte “cookies” kur çdokush vizitonte faqen e Facebook. Kjo do të thotë se rrjeti mund të gjurmojë aktivitete online të një numëri të madh personash që nuk janë pjesë e Facebook. Por kompania u justifikua duke thënë se bëhej fjalë për një virus dhe se po punonte për ta rregulluar.
Autoritetet shpresojnë që edhe Facebook të veprojë si Google, që u detyrua të ndryshojë rregullat e tij të privatësisë pas hetimeve të kryera nga një sërë institucionesh europiane.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.