Akademiku që krijoi aplikacionin i cili morri të dhënat e 50 milionë përdoruesve ka thënë që është shndërruar në “kurban” për Facebook-un dhe Cambridge Analytica.
Aleksandr Kogan kishte përfunduar punën për Cambridge Analytica në 2014, mirëpo ka deklaruar se nuk ia kishte idenë se nga puna e tij do të përfitonte kampanja e Donald Trump. Akademiku i psikologjisë ka thënë se kishte mbledhur këto të dhëna në mënyrë që të analizonte sjelljet e njerëzve përmes mediave sociale.
Sipas tij Facebook kishe shkelur politikat e kompanisë.
Studiuesit në Universitetin Cambridge kishin zhvilluar një pyetësor për personalitet të quajtur “This is Your Digital Life”. Të dhënat e 270,000 përdoruesve janë mbledhur përmes këtij aplikacioni.
Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shenjëstruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara.
Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Alexander Nix, është suspenduar derisa të përfundojë hetimi i plotë dhe i pavarur për veprimet e tij, ndërsa Mark Zuckerberg nga Facebook është thirrur që të dëshmojë para komisionit parlamentar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.