Një ide për këtë e ka dhënë Mark Zuckerberg.
“Një ditë, besoj do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. Mjafton të mendosh diçka dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët. Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg, duke iu përgjigjur njërës prej mijëra pyetjeve që priti në sesionin e radhës pyetje-përgjigje, të organizuara periodikisht prej tij në rrjetin social.
Mes pyetjeve nuk munguan as ato nga emra të famshëm, si Arnold Schwarzenegger apo astrofizikani Stephen Hawking.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.