Facebook është duke diversifikuar shërbimet që ofron vazhdimisht. Pas kthimit në platform të aplikacionit për mesazhe, Messenger, gjigandi i rrjeteve sociale ka vendosur që të krijojë një asistent virtual të vetin, që do të quhet “Moneypenny”.
Raportohet se ky asistent do të fillojë të jetë ndihmës brenda vetë platformës Messenger, ku shfrytëzuesit do të mund të bëjnë kërkime në internet dhe veprime tjera të cilat i mundësojnë asistenëtët virtualë.
Koncepti raportohet të jetë i ngjashëm me atë të një aplikacioni tjetër të quajtur
“Jelly”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.