Fotot ne Facebook janë duke u bërë tre-dimensionale. Rrjeti social do të mbështesë së shpejti fotot 360-gradë në faqen e tij.
Fotot e reja 360-gradë do të funksionojnë si videot 360-gradë të Facebook, pra ju mund të ndryshoni pamjen e fotos duke rrëshqitur gishtin në ekran ose duke mbajtur telefonin në një kënd tjetër.
Ky tipar do të mbështesë fotot e bëra nga kamera 360-gradë, si Teta S i Rioch, gjithashtu dhe fotot panoramike të marra nga një telefon inteligjent.
Dhe po ashtu si videot, fotot 360-gradë mund të shikohen gjithashtu nga pajisja Gear VR e Samsung. Facebook planifikon gjithashtu të bëjë disa ndryshime në aplikacionin telefonik Oculus.
Aplikacioni do të përditësohet së shpejti me një seksion “çfarë është e re” ku do të theksohen lojërat dhe videot më të fundit.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.