Në faqen e tij, çdo përdorues mund të gjejë tani jo vetëm linqe që i çojnë në faqet e tyre të preferuara të informacionit, por drejtpërdrejt në lajmin e plotë.
Kompania e Mark Zuckerberg do tu garantojë gazetave një pjesë të të ardhurave nga produktet e reklamave.
Sistemi, i cili pritet të formalizohet shumë shpejt pas një marrëveshjeje, pritet të dalë në përdorim muajt e ardhshëm.
Përveç të përditshmes njujorkeze, mes gazetave të para që do të marrin pjesë në këtë projekt, priten të jenë edhe National Geographic e BuzzFeed, të cialt kanë lidhur kontrata të reja me rrjetin social.
Deri tani, në Europë është bërë pjesë e këtij projekti gazeta Thë Guardian, e cila, gjithmonë sipas raportimeve të Facebook, u ka sugjeruar drejtuesve të këtij projekti të vijojë të ketë kontroll në përmbajtjen e produkteve të publikuara dhe publicitetit.
New York Times nënvizon se për të gazetat e mëdha, ky është një hap gjigant i besimit që i ofrohet Facebook, për të mbajtur dhe rritur audiencën e tyre.
●●●
DSHKRIMI NGA
donikab
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.