Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook ka ndryshuar llogon.
Ndryshimet janë minimale ndaj shumë mund të mos i kenë vërejtur. Në llogon e re vërehet ndryshimi në shkronjën “a” dhe përdorimi i. një version të përditësuar, më të hollë të fontit tashmë të popullarizuar.
Për të parën herë llogon e re e vuri në rrjet dizajneri i Facebook, Christophe Tauziet, që atë e ndau në konkurrentin Twitter.
https://twitter.com/ChrisTauziet/status/615962467428990976
Llogo origjinale e kompanisë nga Palo Alto është dizajnuar në vitin 2005, një vit pas daljes online në rrjetin e Universitetit të Harvardit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.