Facebook po e mban premtimin e shndërrimit të Messnger në një platformë. Kompania është në bisedime serioze me zhvilluesit për lojëra që mund të luhen në Messenger. Nga sa duket këto plane janë në hapat e parë, por duhet të pranojmë se kjo është ide interesante.
Facebook i lejoi zhvilluesit të shtonin në Messenger formate të ndryshme të përmbajtjeve. Lojërat që kompania po mendon t’i integroj po shihen si mënyrë për tu angazhuar më shumë dhe për të rritur të ardhurat e kompanisë.
Detajet tjera nuk dihet. Mbetet të shihet muajve në vazhdim.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.