Facebook ka tani 1.55 miliard përdorues, ku 1 miliard pej tyre përdorin shërbimin çdo ditë.
Numri total i përdoruesve është rritur me 14% nga viti i kaluar.
Sipas Facebook-ut, 1.39 miliardë janë përdorues nga pajisjet mobile, një rritje me 23% nga viti i kaluar.
Këto shifra tregojnë një rritje të konsiderueshme të Facebook-ut, duke marrë parasysh se shërbime të tjera, si Twitter, vazhdojnë të mbeten me 300 milionë përdorues.
Facebook ka nën pronësi edhe shërbimin popullor Instagram, megjithatë këto shifra janë vetëm për Facebook-un, dhe jo për shërbimet e saj.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.