Facebook së fundmi lansoi idenë e shndërrrimit të Messenger në një platformë, por kjo nuk duket se i ka mjaftuar gjigandit të rrjteve sociale. Raportohet se kompania është duke punuar në krijimin e një motori kërkimi brenda aplikacionit të saj për smartfonë, Facebook. =
Disa përdorues të këtij aplikacioni në iOS kanë raportuar se veç shtimit të fototve, lokacionit dhe dritares së statusit është shtuar edhe mundësia “add a link”, ku mund të shkruhen fjalë kyqe, që Facebook më pas i lidhë me artikuj.
Kjo mundësi me gjasë ka për qëllim që të lejojë publikuesit të ndajnë përmbajtje direkt në faqen e tyre.
Facebook shihet si një mënyrë e rëndësishme për shpërndarje nga shumë organizata dhe sa më shumë që rritet lehtësimi në shpërndarjen e përmbajtjeve aq më shumë fuqizohet lidhja mes Facebook dhe shfryrëzuesve.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.