Menjëherë pas sulmeve të së premtes në Paris, shumica e njerëzve në Paris kanë pranuar një njoftim nga Facebooku nga familjarët e tyre, transmeton Klan Kosova.
Rrjeti social kishte aktivizuar një mjet të ri relativ të quajtur "Kontrolli i Sigurisë" për sulmet duke u ndihmuar njerëzve në Paris që me shumë lehtësi t’i informojnë miqtë e tyre për gjendjen dhe sigurinë e tyre.
Derisa për disa persona ky mjet është cilësuar si i dobishëm, disa të tjerë kanë pyetur se pse ky mjet nuk është përdorur më herët në disa prej sulmeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë.
Të shtunën, Facebooku e ka parë të arsyeshme t’u përgjigjet këtyre akuzave në një postim në blog të shkruar nga zëvendës presidenti i kompanisë, Alex Shultz.
Në letër, Schultz thekson se kjo është hera e parë që kompania e ka aktivizuar Kontrollin e Sigurisë për diçka ndryshe nga fatkeqësitë natyrore, për të cilat në të vërtetë ky mjet ishte edhe i menduar.
"Gjithmonë ka një herë të parë për të provuar diçka të re, edhe në komplekse e kohë të ndjeshme, për neve ky moment ka qenë Parisi".
Ashtu si në rastet e fatkeqësive natyrore ai thotë se gjatë sulmeve "Facebooku u bë vendi ku njerëzit kanë shpërndarë informacione dhe kanë kërkuar informacione për gjendjen e më të dashurve të tyre".
"Pas diskutimit me punëtorët e Facebookut, kompania ka vendosur që është një ide e mirë për t’u aktivizuar Kontrolli i Sigurisë", ka thënë Shultz.
Ai ka konfirmuar se Kontrolli i Sigurisë do të përdoret në çdo vend dhe në çdo kohë të mundshme.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.